Thuajse në gjithë mediat europiane është pasqyruar lajmi se Interi po vazhdon që të marrë lojtarë të talentuar dhe këtë herë do të mundohet që të rris më tepër vlerën e një “diamanti” si Kevin Zefi.

Sulmuesi 16-vjeçar ishte pjesë e Shamrock në Irlandë, ndërsa me mënyrën sesi luante në fushë kishte vëmendjen e skuadrave më të njohura.

Mes tyre futej Juventusi dhe PSV që ishin të interesuara për të marrë Zefin. Megjithatë garën e fitoi Interi, ndërsa lojtari ka zbritur në Itali për të nisur aventurën e re në karrierë.

Fillimisht do t’i bashkohet ekipit të të rinjve dhe pritet që brenda një kohe të shkurtër të rritet gradualisht për vendin në skuadrën e parë. Sa i përket Kombëtares, Zefi është aktualisht pjesë e Irlandës U-15 ku ka shënuar 6 gola në 10 ndeshje. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/RepTracker/status/1421803963083591681?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1421803963083591681%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsportekspres.com%2Fvideo-po-cilesohet-si-diamant-ne-gjithe-europe-kevin-zefi-shkon-te-interi-dhe-gati-per-shkelqimin-e-madh%2Fkev