Lajme të këqija nga Kina për Inter-in, që rrezikon të mos bërë dot investime në merkaton për shkak të politikave të Pekinit. Kjo është ajo që ka shkruar “Corriere della Sera”, që është bazuar te një shkrim i publikuar nga revista kineze “Titan”, e cila ka ftuar Suning të heqë dorë nga klubi zikaltër. “Nga qeveria kineze ka ardhur një urdhër i ri për të bllokuar investimet në futboll.

Komisioni i reformave, ministria e Tregtisë, Banka e Popullit dhe gjashtë departamente të tjerë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët mbi normat që rregullojnë investimet e kompanive private jashtë shtetit”. Teksti është i qartë: “Kompanitë private nuk mund të marrin valutë të huaj, të transferojnë vlera dhe të vazhdojnë aktivitetin e riciklimit nëpërmjet investimeve fiktive”, shkruhet në revistën “Titan”.

Kjo deklaratë e përbashkët tregon se si qeveria kineze është shumë e vëmendshme ndaj rrezikut të riciklimit për kompanitë private që investojnë jashtë shtetit. Natyrisht, mes këtyre është edhe Suning, kompania që zotëron Inter-in.