Superliga dhe A22 po punojnë për projektin e ri sportiv europian.Drejtori i Përgjithshëm i A22 Sports Management, Bernd Reichart, po jep disa intervista për të sqaruar disa situata në lidhje me Superligën dhe projektin futbollistik që ai dëshiron të propozojë.

Në një intervistë për gazetën katalanase Mundo Deportivo, ai shpjegoi pse Superliga mund të jetë mjeti që i kthen klubeve qeverisjen e aseteve që gjenerojnë, pa dobësuar kampionatet kombëtare dhe se si po lëvizin për ta nisur këtë kompeticion.

Shumë klube lëshuan menjëherë deklarata zyrtare kundër Superligës, por Reichart, i cili e kishte bërë të qartë se disa ishin vetëm pozicione sipërfaqësore, foli kështu për kontaktin që agjencia e tij mban me skuadrat:

“Ne kemi qenë në kontakt me të gjithë nga të cilët kishim dëgjuar më parë gjatë gjithë vitit, për të konfiguruar dhe krijuar atë propozim. Formati ynë bazohet në shkëmbimet me palët e përfshira në futboll, janë dyzet e pesëdhjetë klube me të cilat kemi folur”.

Është folur për një fillim të mundshëm në 2025-2026, por CEO i A22 Sports Management e shmangu pyetjen duke mos vendosur data apo periudha për fillimin e Superligës, por synohet të fillojë sa më shpejt:

“Për momentin nuk po përmendim data. Ne duam t’i bëjmë gjërat mirë. Ne ndajmë propozimet dhe vizionet me tifozët: futbolli më i mirë në Europë, me ndeshje më tërheqëse se Champions League e vjetër dhe e re, dhe gjithashtu falas.

“Është një propozim i rëndësishëm dhe ne duam t’i bëjmë gjërat mirë. Kemi ambicie të fillojmë sa më shpejt, por pa spekulime për data”./telesport/