Tirana ka arritur që të fitojë ndaj Bylisit me shifrat 4-1 dhe të rikthehet që të kryesojë Superioren. Një ndeshje që është mbyllur me vetëm një lojtar, Patrik, që ka gjetur tripletën në këtë takim.
Goli i parë i ndeshjes u gjet me Hasanin në minutën e 10 që nuk gaboi nga penalltia, e cila u fitua pas shumë kontestimeve. Më pas skena iu la Patrik që realizoi tre golat e tjerë te Tirana. Ndërkohë goli i nderit te Bylisi u gjet nga Kacorri.
Limaj: “Jemi marrë vesh me presidentin dhe kjo ishte ndeshja ime e fundit te Tirana.
Nuk do e harroj lehtë këtë kohë dhe me titullin kampion. Tiranën po e lë shumë mirë, në vendin e parë.
Janë disa ekipe që më kërkojnë, dy-tre ekipe, por nuk është vendosur akoma.
Nuk më eci mirë pas Europës këtu te Tirana për shkak të dëmtimit dhe kam pasur pak minuta. Kjo është një ndër arsye, por nuk dua të futem në detaje.