Odise Roshi është rikthyer protagonist absolut, duke qenë përsëri në formën optimale. Këtë sezon në Ligën e Parë turke me ekipin e Erzurumspor, shqiptari ka bërë mjaft mirë.

Në 25 ndeshje të luajtura deri më tani, në rolin e mesfushorit të krahut, Roshi ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar në 4 të tjerë. Megjithatë, pikërisht në këtë moment kyç 33-vjeçari është ndalur.

“Raketa kuqezi” ka pësuar dëmtim dhe madje nuk ishte as në stol, në ndeshjen e fundit që ekipi i tij Erzurumspor u mposht 2-4 në shtëpi nga Pendikspor. Nuk dihet ende sa serioz është dëmtimi, por në ndeshjen e fundit u la pushim.

Pritet të shihet nëse Roshi do të rikuperohet shpejt dhe do të rikthehet në fushë për të vazhduar aty ku e la.