Sezoni fantastik i Ajax ka bërë që shumë skuadra Europiane të hedhin sytë nga talentet holandeze për të përforcuar skuadrat. Një pre yjeve që po monitorohet me interes është Hakim Ziyech.

Lojtari ka qenë fantastik në përballjet e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid dhe Juventus, ku Ajax bëri befasinë e madhe.

Çmimi i lojtarit në treg është mjaft i favorshëm dhe skuadrat angleze duket se nuk do ta lëshojnë mundësinë për të nënshkruar me të.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Liverpool, Arsenal, Manchester City dhe Manchester United janë të interesuara për lojtarin.

Nënshkrimi i marokenit do të sigurohej për një shumë prej 30 milionë eurove, që sigurisht se nuk do të ishte problematike për skuadrat angleze./newsport/