Paris Saint-Germain mund të jetë i gatshëm t’i ndajë rrugët me Neymarin nëse largimi i tij ndihmon në transferimin e Zinedine Zidane nga Real Madridi, raporton El Gol Digital.
Madridi së pari e ofroi Cristiano Ronaldon për Neymarin, duke menduar se ata dy nuk mund të bashkëjetojnë në të njëjtën skuadër, por PSG e sheh Ronaldon shumë të vjetër për ta shkëmbyer me superyllin brazilian, transmeton Express.
Megjithatë, gjiganti francez mund të bindet nga një marrëveshje e cila do ta lejonte trajnerin francez të ulet në stolin e PSG-së në vend të Unai Emery.