Deklaratat e Kike Setien pak ditë më parë se Lionel Mesi është një personazh i vështirë për t’u menaxhuar, duket se kanë zanafillën në një përplasje mes trajnerit dhe yllit argjentinas në muajt e fundit të tij në pankinën e klubit katalanas.

“SER Catalunya” pretendon se ka pasur një episod që ka ndarë përfundimisht rrugët mes të dyve.

Pas një paraqitje të dobët të Barcelonës ndaj Selta Vigos në qershor, Setien kishte reaguar i inatosur ndaj lojtarëve në dhomat e zhveshjeve duke i kritikuar ata për atë që kishin dhënë në fushë.

Mesi, në rolin e kapitenit, kishte ndërhyrë, duke i kërkuar që të kishte më shumë respekt ndaj personave që kishin fituar gjithçka në karrierë në këtë klub, ndërsa linte të kuptohej se trajneri nuk i kishte arritje të tilla në CV-së e tij.

I njëjti burim sqaron se në atë moment, reagimi i Setien ka qenë i papritur për të gjithë. “Nëse nuk të pëlqen ajo që them, ja ku është dera”, ishin fjalët e teknikut, me sa duket i mërzitur teksa dëgjonte Mesin që vinte në dyshim autoritetin e tij.

Argjentinasi në ato momente nuk ka reguar, vetëm ka buzëqeshur, por ai mendohet se ka qenë episodi kur mes të dyve është thelluar kriza duke u bërë e parikuperueshme dhe duke sjellë larigmin e trajnerit në fund të edicionit. /vipsport/