Marash Kumbulla është duke bërë një sezon të shkëlqyer me Veronën dhe paraqitjet e tij po tërheqin vëmendjen e klubeve të mëdha që janë në garë për shërbimet e tij.
Verona mbrëmjen e djeshme luajti ndaj Lacios, në Romë dhe arriti të ndalte sulmin e frikshëm të lacialëve, duke mos shënuar asnjë gol. Mision shumë i vështirë ky për Kumbullën dhe Rrahmanin me shokë.
Siç bën me dije gazetari Nicolo Schira, mbrëmjen e djeshme në stadium për të ndjekur Kumbullën ishte një vëzhgues i dërguar nga Çelsi.
Klubi londinez duket se ka një interes jo të vakët për Kumbullën, pasi tashmë ka nisur ta ndjekë nga afër mbrojtësin e Kombëtares.
Nga ana tjetër brenda Italisë, ka një “luftë” mes Interit dhe Juves për Kumbullën.