Real Madrid është 100% i bindur se do të arrijë marrëveshje gjatë janarit me mbrojtësin e Liverpool, Trent Alexander-Arnold, një nga tre më të mirët në botë në rolin e tij.
Sipas Relevo, klubi madrilen do të shfrytëzojë hapësirën e rregullores që i lejon lojtarët të negociojnë me klube të tjera kur janë në 6 muajt e fundit të kontratës.
Ideja është që marrëveshja në parim të arrihet duke nisur nga java e parë e janarit dhe më 1 korrik anglezi të transferohet në “Santiago Bernabeu” me parametra zero, meqë kontrata e tij aktuale në Liverpool skadon më 30 qershor./telesport/