Pas arritjes së marrëveshjes për talentin Nikolo Rovela, Juventus do të qartësojë gjërat se çfarë qëllimesh ka pikërisht klubi gjenovez për sulmuesin italian i huazuar nga Sasuolo, Xhanluka Skamaka.

Sipas “TuttoSport”, bardhezinjtë po shqyrtojnë mundësinë e blerjes së sulmuesit Skamaka që ka bërë një sezon të kënaqshëm me klubin nga Liguria.