Trajneri i Çelsit, Maurisio Poçetino foli për Sky Sports në Angli, duke u ndalur te situata delikate e “Bluve të Londrës” pasi pësuan disfatë kundër Uolves dje.

“Natyrisht që ne do të kishim dashur të ishim në një pozicion tjetër në këtë pikë të sezonit. Duhet të jem i sinqertë dhe të pranoj që jam shmangur. Jo të frustruar, e dinim se do të ishte e vështirë, por rrethanat nuk funksionuan në favorin tonë.

Lëndimet ndikuan, nuk na lejuan të zhvilloheshim siç do të donim, por nuk kam dyshim se më vonë do të jemi në pozicionin që meritojmë. Drejtori sportiv dhe unë gjithmonë flasim, nëse ka nevojë të bëjmë diçka dhe ta bëjmë.

Ideja është gjithmonë të sjellim në skuadër talente të rinj dhe në këtë kuptim kemi objektiva të ndryshëm, me pak a shumë eksperiencë, pak a shumë të rinj. Nëse ka nevojë për të shtuar diçka, do ta bëjmë me qëllim të përbashkët, gjithmonë për të mirën e klubit”, deklaroi ai.