Kristian Eriksen nuk e kishte menduar që aventura e tij me Interin do të ishte më shumë e lidhur me stolin dhe jo me fushën e gjelbër. Trajneri Antonio Konte nuk e sheh futbollistin adapt për skemën e tij dhe në këtë formë e ka lënë disi veçmas.
Një situatë të cilën danezi nuk mund ta pranojë, duke qenë se në kohën kur ishte te Totenhem kishte të gjithë vëmendjen e cilësohej si një nga më të mirët në rolin e tij. Ndaj, opsioni më i mundshëm për të është të largohet nga Italia në muajin janar.
Alternativat nuk i mungojnë, por zhvillimet e ditës së sotme teksa Tuhel është shkarkuar nga PSG dhe në vend të tij pritet të emërohet Poçetino, bëjnë që Eriksen të jetë i lidhur ngushtësisht me një transferim në Francë.
Kjo sepse tekniu argjentinas beson te mesfushori dhe ishte pikërisht ai që e bëri të dallohëj në lojën e Totenhem. Ndërkohë, për të bindur Interin në tratativën për Eriksen, PSG është e gatshme t’i ofrojë shkëmbimin me Paredes. /VipSport/