Humbja me rezultat 1-0 nga Aston Villa e ka thelluar krizën e Chelseat në këtë fillim të sezonit të ri të Premier League.
Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara, “Blutë” kanë vetëm një fitore, dy barazime dhe tri humbje duke u renditur kështu në vendin e 14-të në tabel me pesë pikë.
Pas humbjes ngas Aston Villa, trajneri i Chelseat Mauricio Pochettino ka folur për situatën e krijuar duke pranuar se pronarët ë klubit janë të zhgënjyer me rezultatet.
“Po, sigurisht që pronarët janë të zhgënjyer, por në të njëjtën kohë ata duhet të mbështesin planin”, ka thënë argjentinasi pas ndeshjes.Ai më pas ka kërkuar që lojtarët të mbështeten dhe të marrin besimin e merituar.
“Ne kemi skuadrën që kemi, duhet të përpiqemi të ndërtojmë besimin dhe t’u japim të gjithë mbështetjen që u nevojitet”, ka shtuar ai.