Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar edhe në etapën e dytë të kupës “Agim Tafili” duke fituar shumë prej vendeve të nderit në grupmoshat e ndryshme. Etapa e sotme ka qenë e gjatë dhe me shumë rivalitet. Ajo ka nisur nga Shkodra, për të vazhduar deri në Balldre, e më pas në Zadrimë, Vau Dejës, Gomsiqe e kthim në Shkodër.
Gara e zhvilluar në një karakter fushor por edhe malor, ka sjellë shkëputjen e çiklistëve Banushi e Veliaj të cilët kanë mbërritur të parët në Gomsiqe dhe i janë drejtuar më pas Shkodrës, por në kthim kanë ngatërruar rrugën dhe kjo ka bërë që të humbasin minuta.
Ndërkohë, në grupin tjetër të çiklistëve janë plot 5 të Vllaznisë dhe 1 i Skënderbeut dhe sëbashku ato pedalojnë drejt Shkodrës. Në Stajkë, ka një shkëputje të tre prej tyre dhe pikërisht të Bruno Kolës, Astrit Kronajt dhe Defrim Dhollës të cilët më pas mbërrijnë të parët në finishin e Parrucës.
Kadetë
1. Anesti Dhimitri (Skënderbeu)
2. Nuri Mullalli (Skënderbeu)
3. Mateo Balaj (Vllaznia)
Junior
1. Defrim Dholla (Vllaznia)
2. Ilia Çota (Skënderbeu)
3. Gjergj Zefi (Vllaznia)
U23
1. Bruno Kola (Vllaznia)
2. Astrit Kronaj (Vllaznia)
3. Marçelo Kola (Vllaznia)
ELITË
1. Besmir Banushi (Tirana)
2. Olsion Veliaj (Tirana)
3. Geri Buzi (Apolonia)
© shkodrasport.com