Pol Pogba është kthyer përsëri në nivelet më të larta që kishte mësuar te Juventusi apo edhe te përfaqësuesja e Francës. Për të bërë të mundur këtë transformim, Mançester Junajtid iu desh të bënte vetëm një lëvizje: të largonte Zhoze Murinjon.

Që me emërimin e Ole Gunar Solskjaer, francezi ka qenë thelbësor në lojën e skuadrës së tij, duke regjistruar gola dhe asist në serinë prej 3 fitoresh radhazi ku ekipi ka gjetur 12 herë rrugën e rrjetës. Sigurisht, “djajtë e kuq” janë ende larg zonës së Ligës së Kampioneve, por fitoret kanë kthyer buzëqeshjen në ekip dhe te vetë futbollisti.

“Na duhej një fitore dhe ishte një paraqitje e madhe, që tregon se po kthehemi. Ka ende shumë punë por ishte e bukur të mbyllnim vitin në këtë mënyrë. Jemi Mançester Junajtid dhe duhet të jemi në majën e kampionatit. Por tani të gjithë po i gëzohemi futbollit”, tha lojtari i cili ka regjistruar 4 gola e 3 asist që kur Solskjaer mori drejtimin.

“Është ndryshe, ne fitonim ndeshje edhe me trajnerin e vjetër. Por është një stil ndryshe i lojës. Jemi shumë më ofensivë tani dhe krijojmë më shumë raste. Kështu duam të laujmë dhe kështu do edhe trajneri. Unë dua gjithmonë të bëj më shumë, por mundohem që të luaj për skuadrën”, theksoi francezi pas suksesit të sotëm ndaj Bornmuthit. /vipsport/