Trajneri Artan Pogoni, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për lajmet e fundit, se Shqipëria mund të dënohet nga UEFA, për shkak të ndërhyrjeve të politikës në zgjedhjet e FSHF dhe jo vetëm.
Sipas Pogonit, zhvendosja e finales së Conference League, nga Tirana do të ishte një njollë e zezë për Shqipërinë. Duke folur ne lidhje me kete çeshtje, ai eshte shprehur:
“Ky vend ka shumë halle, por një hall i madh është edhe i finales së Conference League në Tiranë. Hall tjetër është edhe ndërhyrja e politikës në zgjedhjet e FSHF. Të paktën në sport, kemi shenja që mund të jemi ndër vendet e këndshme për të organizuar futboll.
Kombëtarja dhe skuadrat shqiptare, kanë treguar se na kanë përfaqësuar mirë. Do të ishte një njollë e zezë për Shqipërinë, nëse finalja zhvendoset. Për të mos shkuar deri aty ku përflitet për dënimin 10 vjeçar për Shqipërinë. Nuk do e uroja, por do krijonte një dëm të madh për imazhin, por edhe për lëvizjen futbollistike në vend”.