Nga Maringlen ZHIVANI
Pogradeci i trajnerit shkodran Samuel Nikaj është rikthyer te fitorja në ndeshjen e rradhës në kampionat. Pogradecarët fituan në përballjen ndaj Kukësit me rezultatin e pastër 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë.
Golat për liqenorët i shënuan Danladi dhe Redon Raza, teksa ky i fundit vulosi takimin me një supergol. Pas ndeshjes, trajneri shkodran i Pogradecit, Samuel Nikaj, për “Shkodra Sport” u shpreh i lumtur për këtë fitore.
“Ishte një ndeshje e bukur dhe e fortë. Futbollistët m’u përgjigjën në çdo aspekt dhe për këtë jam i kënaqur. Performanca e futbollistëve që luajtën ishte e mirë, por vend për përmirësime ka përherë.
Për t’u vlerësuar ishte goli që shënuam me anë të Razës, i cili ishte një supergol, që siç themi ndryshe, gol për kartolinë”,-tha trajneri i Pogradecit, Samuel Nikaj në një prononcim për “Shkodra Sport”.
Këto tre pikë e dërgojnë Pogradecin në vendin e shtatë. Deri më tani, liqenorët kanë grumbulluar nëntë pikë, teksa janë në të njëjtën kuotë pikësh me Lushnjën e vendit të gjashtë.
Pogradeci-Kukësi 2-0
Golat: Danladi 3’, Raza 73’
Pogradeci (3-5-2): Jelovac, Ivani, Karabatiç, Pere (Wagner 10’), Pengu, Danladi, Kasmollari, Raza (Hysenllari 87’), Kastrati (Dragoj 46’), Topllari (Peqini 87’), Beçka (Kazeem 75’) (në dispozicion: Nikoloski, Lila, Shkullaku, Pius, Panadiç) Tr: Samuel Nikaj
Kukësi (4-2-3-1): Dervishaj, Makouangou (Sulçe 59’), Lamellari, Lala, Selita, Basit (Jaiyeola 79’), Mejdani (Metani 69’), Birçaj, Danaj (Nasir 69’), Hilaj, Beshiraj (Peposhi 79’) (në dispozicon: Nova, Kapllanaj, Murati) Tr: Emiliano Çela
Arbitër: Olsi Sokoli
Kartonë të verdhë: Kastrati 22’, Raza 66’ / Lala 36’, Mejdani 60’, Birçaj 85’