Kupa e Shqipërisë ka luajtur ditën e sotme ndeshjet e kthimit të turit të parë. Kështu, Pogradeci i trajnerit shkodran Samuel Nikaj është eleminuar nga ky kompeticion.
Liqenorët janë mundur nga Bylisi, që në këtë ndeshje ka qenë tërësisht superior, jo vetëm me lojë, por edhe me gola, teksa fituan me rezultatin e thellë 7-1.
Me këtë fitore, skuadra e Bylisit kualifikohet për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, aty ku në rast kualifikimi të Vllaznisë, do të ndeshet me ekipin shkodran.
Ndërkohë, Pogradeci i trajnerit shkodran Samuel Nikaj e mbyll këtu konkurrimin në këtë kompeticion, që për hir të së vërtetës synimet e tyre i kanë në kampionat, për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë dhe prandaj, ditën e sotme, tekniku shkodran luajti me 11-shen e dytë të formacionit.
Maringlen ZHIVANI