Skuadra e Pogradecit qe drejtohet kete sezon nga trajneri shkodran Samuel Nikaj, ka marre nje tjeter fitore ne kampionat. Ajo ka triumfuar ne transferte ndaj ekipit te Devollit me rezultatin e ngushte 2-1.

Ka qene futbollisti Topllari qe ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit ne pjesen e pare te kesaj ndeshje dhe ato i dhane njefare qetesi skuadres liqenore, por ne pjesen e dyte gjerat do te merrnin rrjedhe tjeter.

Kjo sepse 10 minuta para fundit te ndeshjes, Çeliku ka shenuar per Devollin, por vetem kaq sepse Pogradeci arriti ta administronte si duhet avantazhin deri ne fund dhe si rrjedhoje eshte larguar me tre pike nga Bilisht.

Nje fitore kjo me shume vlere per skuadren e drejtuar nga Samuel Nikaj e cila tashme eshte ngjitur ne kuoten e 32 pikeve dhe mban vendin e pare ne renditje. Por po me kaq pike eshte edhe Elbasani, nje tjeter skuader qe pretendon ngjitjen nje kategori me lart.

Dhe ne fakt duket se gjithçka sa i takon kesaj çeshtje do te vendoset javen e ardhshme kur keto dy ekipe do te ndeshen me njeri- tjetrin ne Elbasan. Te dy ekipet ende nuk e njohin shijen e humbjes dhe kuptohet qe do te jete nje 90 minutesh i gjithe per t’u ndjekur.

Trajneri Samuel Nikaj eshte i bindur se Pogradeci i tij do ia dale te fitoje sepse ka nje perberje me te mire dhe per kete arsye tashme pritet te shohim se çfare do te prodhoje ky ballafaqim direkt./SHKODRA-SPORT.COM/