Pogradeci i Samuel Nikajt e nis me fitore kampionatin. Pasditen e sotme ka luajtur ndeshjen e pare te tij, teksa ka pritur ne Pogradec ekipin e Kelcyres ndaj te cilit ka fituar me rezultatin 3-1.

Ka qene sulmuesi Paolo Ivani ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 11-te dhe me pas Topllari do t’i dyfishonte shifrat 20 minuta me vone, megjithate miqte do te ngushtonin shifrat ne minuten e 37-te me ane te futbollistit Boni dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej 2-1 per Pogradecin.

Ai ka vazhduar ta dominoje lojen dhe ka krijuar edhe shume raste shenimi, megjithate duhej te vinte minuta e 92-te kur Topllari do ta dergonte serish topin ne rrjete dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej me shifrat 3-1 ne favor te liqenoreve.

Ne kete menyre, skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj e nis ashtu si duhet kampionatin, ne te cilin padyshim qe do te kete vendin e pare dhe ngjitjen nje kategori me lart.

Me siguri qe Pogradeci “ka zene mend” nga gabimet e sezonit te kaluar kur pati nje rivalitet shume te forte me Elbasanin dhe ne play-off pastaj nuk ia doli te ngjitet ne te paren./SHKODRA-SPORT.COM/