Nga Nderim GOCI

Nesër në orën 14:00, në stadiumin “Skënderbeu”, vendasit e Skënderbeut do të presin Pogradecin. Ndeshja miqësore mes këtyre skuadrave i paraprinë ndeshjeve në transfertë që dy skuadrat kanë javën e ardhshme, respektivisht Skënderbeu ndaj Bylisit në Ballssh dhe Pogradeci ndaj Flamurtarit në Vlorë.

“Ndeshja miqësore ndaj Skënderbeut, që do ta luajmë nesër në Korcë, do të na shërbejë për ndeshjen e rradhës që do ta luajmë në transfertë ndaj Flamurtarit. Skuadra ka vjiuar normalisht dhe gjëndja e skuadrës është e mirë.

Miqësorja e nesërme do na shërbejë jo vetëm për të parë nga afër gjëndjen e futbollstëve por do aplikojmë disa nga variantet taktike, që mund t’i aplikojmë në ndehshjen ndaj vlonjatëve”- shprehet për gazetën “Shkodra Sport”, numri një i pankinës liqenore Samuel Nikaj.

Sipas trajnerit së Pogradecit, në ndeshjen e nesërme ka të ngjarë që nga minuta e parë në formacionin liqenor të aktivizohen dhe dy futbollstët e ardhur së fundmi Lila dhe Dragoj./www.shkodrasport.com/