Pogradeci i Samuel Nikajt ka barazuar 1-1 kundër Elbasanit ditën e sotme në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Ky 90-minutësh ofroi jo pak luftë sportive në fushën e lojës.

Një pikë që më së u shumti u shërben elbasanasve, duke qenë se ishin në një transfertë të vështirë si kjo e Pogradecit dhe ky barazim më së shumti, i shërbeu ekipit të drejtuar nga Stojku.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura në barazim të bardhë, 0-0. Ndërkohë, në pjesën e dytë, do të ishte ekipi i trajnerit shkodran Samuel Nikaj, i pari që do të kalonte në avantazh me anë të Rrapos. Megjithatë, rezultati do të barazohej shumë shpejt nga Elbasani me anë të Kasës, që dërgoi shifrat në 1-1.

Minutat e mbetura nuk sjellin asnjë ndryshim dhe gjithçka mbyllet këtu, me të dyja skuadrat që ndahen me një barazim mes luftës së fortë sportive. Tashmë, Pogradeci i trajnerit shkodran Samuel Nikaj renditet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me katër pikë, në ndjekje të Labërisë me gjashtë pikë.
Maringlen ZHIVANI