Skuadra e Pogradecit siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, pas dy sezoneve në të Dytën. Ndryshimet te skuadra liqenore pritet të jenë të mëdha për sezonin e ri dhe gjithçka ka nisur nga kupola drejtuese.

Klubi i Pogradecit është bërë me pronarë të rinj, të cilët kanë blerë aksionet e klubit. Ato kanë një projekt ambicioz për të kthyer klubin në elitë, teksa së bashku me trajnerin shkodran Samuel Nikaj, i cili do të vijojë në krye të Pogradecit, do të ndërtojnë një skuadër që synon Superioren.

Marrëveshja është mbyllur dhe puna për ndryshimet e sezonit të ri ka nisur, teksa drejtuesit dhe trajneri shkodran Samuel Nikaj po tentojnë të afrojnë në gjirin e ekipit të tyre futbollistë me emër dhe eksperiencë, që mund t’i bëjnë punë për vitin e ardhshëm.
Maringlen ZHIVANI