Pogradeci rikthehet me fitore në Kategorinë e Parë pas dy vitesh mungesë. Të shtunën liqenorët pritën Kastriotin në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ku arritën që të fitonin në shifrat 3-1, edhe pse pjesën e dytë e luajtën me një lojtar më pak.

Në fund të pjesës së parë Qeleshi u largua me karton të kuq në minutën, pas përplasjes me Msuajn e Kastriotit, kur rezultati ishte 1-0 për vendasit. Gjithsesi, të besuarit e trajnerit Nikaj u tregun më të fortë kur mbeten në inferioritet numerik,, pasi shënuan edhe dy gola të tjerë. Ndërsa për krutanët, Ajazi realizoi golin e nderit.

Trajneri shkodran i pogradecareve duke folur per mediat pas ndeshjes ka vleresuar se tepermi karakterin e treguar ne fushen e lojes nga futbollistet e tij.

“Jam i kënaqur me shpirtin e garës që tregoi skuadra ime në këtë takim. Ishte ndeshje e luftuar dhe e tensionuar, për vetë objektivat që kanë të dyja skuadrat në këtë sezon të Kategorisë së Parë”- eshte shprehur Nikaj.