Ndonese pa zhurme e levizje te bujshme ne merkato, Pogradeci i drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj pritet te jete nje nga skuadrat surprize ndoshta te kategorise se pare per edicionin e ri. Pse jo edhe nje nga pretendentet kryesore per t’u ngjitur ne Superiore.

Skuadra liqenore po tregon nje forme shume te mire sportive ne ndeshjet miqesore te prag- sezonit. Pak dite me pare ajo fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Skenderbeut, nderkohe qe pasditen e djeshme arriti të barazonte pa gola në “Niko Dovana” ndaj Teutës së Edi Martinit.

Kjo ishte një tjetër paraqitje dinjitoze e pogradecarëve, që këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Parë, pas 2 edicioneve të vështira në të Dytën. Edhe pse me lëvizje jo shumë të bujshme në merkato, Pogradeci kërkon të jetë faktor këtë sezon në Kategorinë e Parë.

Megjithate kjo mbetet per t’u pare duke nisur nga 24 gushti kur dhe do te startoje kampionati i kategorise se pare dhe ndeshjen hapese te tij liqenoret do ta luajne perballe ne shtepi perballe Kastriotit te Krujes./www.shkodrasport.com/