Kjo Copa America do të mbahet mend si kupa e polemikave. Pas pakënaqsive që që shprehu Lionel Messi ne fundin e ndeshjes me Brazilin ku tha se arbitri nuk shkoi ta shikonte VAR-in sepse ata kontrollojnë gjithçka. Tani është rradh e Perusë, finalistes së papritur të bëjë lojra psikologjike.
Sipas të përditshme peruane “Libero” oraginzatorët kanë sabotuar përgatitjet e këtyre të fundit para finales. Mesa duket lojtarët e Kombëtares peruane kanë qenë të detyruar të ndajnë fushën stërvitore me ekipet e moshave të Fluminenses, ku nuk ka ambiente për tu rikuperuar nga stërvitja.
Për momentin këto ankesa nuk janë berë në menyrë zyrtare nga Federata e Perusë, por ajri i rëndë i finales ka filluar të ndihet.
Ndeshja ne mes Brazilit dhe Peruse do te zhvillohet te dielen ne oren 22.00 (me oren tone) dhe pritet me interes. Padyshim qe brazilianet konsiderohen favorite por finalet gjithmone kane dhuruar edhe surpriza dhe Peruja shpreson ne nje gje te tille.