Nisin polemikat tek Vllaznia. Ende pa filluar mirë punë, kompania zviceriane “Gea Sport” ka nisur përplasjet brenda- përbrenda. Mësohet se ditën e sotme ka patur një mosmarrëveshje në mes njeriut që pritet të jetë administratori i KF Vllaznia, pikërisht Ardian Grabovës dhe zëvendëspresidentit Isufi. Arsyeja duket se ka të bëjë me kompetencat e njërit apo të tjetrit si dhe për ndërhyrje tek stafi drejtues sa i takon litës së futbollistëve. Grabova përmes një prononcimi telefonik për “Antena Nord” ka paralajmëruar largimin e kompanisë “Gea Sport” nga Vllaznia duke aluduar edhe për mosmarrëveshje me Bashkinë Shkodër.
Kjo e fundit në fakt nuk është e qartë se pse duhet përmendur në këto polemika sepse nuk ka patur asnjë lidhje me skuadrën dhe funksionimin e saj që prej momentit të marrjes në administrim të saj nga kompania e huaj. Megjithatë në orën 18.00 pritet që stafi teknik me në krye trajnerin Raineri të vazhdojë normalisht punën dhe në orët në vijim të sqarohet çdo polemikë e lindur.
www.shkodrsasport.com