Dhënia e Topit të Artë 2024 Rodrit, dhe mbi të gjitha zgjedhja për të mos ia dhënë Vinicius, po bëhet një rast i vërtetë politik: është një luftë totale mes Real Madridit dhe redaksisë së France Football, me hijen e UEFA qëndron në sfond.

Zgjedhja e klubit të bardhë dhe në veçanti e presidentit Florentino Perez për të braktisur ceremoninë në Paris, e cila u kritikua ashpër në çdo cep të botës, e zhgënjeu shumë France Football, revistë e cila që nga viti 1965 ka shpërblyer më të mirët në bazë të votave të jurive të saj.

Kryeredaktori i gazetës franceze tha se ai i ishte nënshtruar presionit nga klubi madrilen. Nga ana tjetër nuk është shuar zemërimi i Realit. Sipas gazetës “Marca”, fjalët se Klubi Mbretëror nuk donte më t’ia dijë për çmimin e France Football shkojnë përtej indinjatës së thjeshtë.

Vinicius, Ancelotti dhe Real ishin gati të niseshin për në Paris të dielën, braziliani gjithashtu kishte lajmëruar të afërmit dhe miqtë për të festuar së bashku në kryeqytetin francez, por kur të hënën në mëngjes u mësua se Vinicius nuk do të fitonte, Florentino Perez, me sa duket, vendosi të anulojë çdo gjë.

Ajo që shkaktoi zemërimin e presidentit ishte veçanërisht roli i partnerit të galasë së Topit të Artë të mbajtur nga UEFA, gjë që do të kishte nxitur dyshimet e Realit se dështimi për t’i dhënë çmimin njërit prej lojtarëve të tij nuk ishte aspak aksidentale. Prandaj, origjina e gjithçkaje do të ishte mosmarrëveshja me Ceferin për Superligën, shpjegon “Marca”. Reali e admiron Rodrin dhe nuk ka asgjë kundër mesfushorit të Cityt: lufta është kundër France Football dhe UEFA-s.