Humbja e Kamzës në Korçë është shoqëruar me tension edhe në tribunën qendrore të stadiumit “Skënderbeu”.
Presidenti i Kamzës, Naim Qarri, ka debatuar me drejtues të Skënderbeut në pushim, kolegun Takaj dhe të tjerë, por edhe me delegatin e FSHF-së pas ndeshjes. Por asgjë nuk është mbyllur aty.
E përditshmja “Panorama Sport” bën me dije se presidenti i Kamzës, Naim Qarri, por edhe vëllai i tij, janë ndaluar nga Policia e Elbasanit gjatë kthimit për në Tiranë dhe janë mbajtur për disa orë në komisariat.
Ndalimi është bërë, sepse ka pasur një kallëzim në polici nga drejtuesit e Skënderbeut për atë çfarë ndodhi në stadium me presidentin Qarrin dhe bashkëpunëtorët e tij.
Vetë presidenti Qarri është shprehur shumë i indinjuar me ndalimin nga policia. Madje, ai ka shprehur hapi, duke thënë se në Korçë nuk kishte ndodhur asgjë.
Por tensioni i drejtuesve të Kamzës në Korçë ishte i dukshëm dhe ata e kanë me FSHF-në, që po e lufton skuadrën e tyre me anë të gjyqtarëve.
Për këtë arsye, ata i janë drejtuar Dukës me një letër të hapur një ditë më parë, ku i bëjnë thirrje të marrë masa për gjykimin. / Vipsport/