Nga Adriatik DOSTI
PO…ndodhi ajo qe duhet te ndodhte…sporti shqiptar e ne rastin konkret futbolli e ka mundur keqaz politiken bastarde e capraze shqiptare qe kerkon te grabise gjithcka prej shqiptareve e Shqiperise se lodhur e te drobitur sa me s’ka.
Ja ka perplasur deren fytyres duke i dhene kesisoj komuniteti yne i mrekullueshemm i futbollit nje leksion te larte qytetarie, profesionalizmi, demokracie edhe europianizmi ..mocalit zullumqar e te neveritshem Politik.
Nuk eshte thjesht se fitoi Duka pasi futbolli yne mund e duhet te paraqese kandidatura ndoshta edhe me te mira se ai ..por mbi te gjitha fitoi futbolli e ne kete aspekt edhe vete Duka si drejtues i tij prej shume vitesh ka meriten e tij jo te vogel ne kete sukses e ne kete fitore te sportit mbi politiken.
Nje triumf te tille te futbollit mbi kulisat e klanet mafioze te politikes une do ta quaja edhe me shume sukses se sa edhe vete pjesmarrja historike e Shqiperise ne fiinalet e Europianit te tre viteve me pare.
Duka me te mirat e te keqijat e veta por duke patur mbrapa vetes fuqishem komunitetin e mirefillte te futbollit e ka dermuar fjalamanin , zhurmuesin, arrogantin, megallomanin, mendjemadhin e shantazuesin e neveritshem politik Fino ne te dyja raundet ..madje duke marre gati dy fishin e votave te tij ne te dyja raundet.
Nga e gjithe kjo histori me se shumti ai qe duhet te nxjerre jo pak mesime e konkluzione eshte se pari vete Duka..te cilit tashme urgjentisht se bashku me stafin e tij i takon te ndreqe e korigjoje shume nga gabimet e te metat qe dolen ne pah sidomos me rastin e fushates zgjedhore si kurre me pare.
Futbolli shqiptar i jep keshtu leksion te gjitheve duke i bere prezent faktin se ai ndryshe nga cdo gje tjeter shqiptare ka kohe qe ka hyre ne BE dhe ne Europen e enderruar..ka kohe qe eshte i qyteteruar, demokratik e i civilizuar si askush tjeter..pa pritur negociata e pa u diktuar nga kushte specifike.
Dhe kjo eshte vetem merite e tij dhe e gjithe komunitetit te respekltuar shqiptar te futbollit dhe e askujt tjeter e aq me pak e politikes shqiptare qe u mundua ti vinte gure nen rrota e me keq akoma ta uzurponte, gllaberonte e grabiste ..krejtesisht e qartazi per qellime politike e perfitime personale..
Çfare nuk bene Finua e Partia e tij per ta marre futbollin nen komanden e tyre.
Na kercenuan e shantazhuan me burgje, prokurorira, hetime, ndjekje penale, dosje , gjyqe etj etj.. sjellje e qendrime keto tipike bolsheviko-komuniste te cilat shqiptaret i njohin fort mire prej partise se Finos me shoke pasi i kane hequr per dekada me radhe ne kurriz te jeteve te tyre.
Te gjitha studiot televizive i grabiti e i vuri ne dispozicion te Finos. Partia pushtetmbajtese e Rilindjes famekeqe te Rames.
Te gjithe servilet, militantet, mercenaret e bythelepiresit e vet i aktivizoi media e qelbur e sotme shqipfolese qe politika te nenshtronte futbollin por nuk ja doli dot.
..C’nuk tha e c’nuk shkroi ne dem te imazhit kombetar te futbollit shqiptar..perversi e palacua Mero Baze..madje duke kerkuar edhe ndihmen e Radiove belge, te shtypit anglez, te disa zyrtateve anonime qe gjoja jane te atashuar prane Fifa e Uefa..
E serisht nuk ja doli dot..ta bente Finon e Partine e tij fituese mbi futbollin qe ju takon Shqiperise e shqiptareve dhe jo politikes, politikaneve e sahanlepireseve te ketij lloje e soji bastard.
Ku shkuan tani dosjet e Finos ..po shkaravinat e Meros,,po ulerimat e Artan Shytit.. po dhelperite e neveriteshme te Eduard Prodanit..po Avokaturat mbrojtese te njefare spurdhjaku me emrin Fatjon po militantet e mercenaret ku do fshihen nga sot e mbrapa ne te semes?
Futbolli fitoi mbi politiken kjo me lumturon mbi gjithcka dhente zoti shqiptaret kane aq mend, guxim e kurajo qe ne gjithcka te tyren nga sot e mbrapa te ndjekin shembullin dhe leksionin qytetar, civilizues, demokratik e europian qe ju dha futbolli dhe ta shembin njehere e mire perdhe Politiken e ndyre te atij vendi qe aq shume ja ka nxirre jeten atij kombi e atij populli.
Respekte, perulesi e mirenjohje te thelle te gjitheve ju qe sot votuat fuqishem PRO sportit e futbollit dhe KUNDER politikes e pinjolleve mafjoze te saj.