Dy sezone më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe ka lënë një përshtypje të mirë tek tifozët me paraqitjet e  tij. Beratasi Polizoi Arbri duket se e ka ende mendjen tek skuadra shkodrane ndonëse tashmë është detyruar të ndërpresë para kohe për shkak dëmtimesh. Në një postim të tij në rrjetin social facebook ai shkruan:

“Më vjen keq që nga Vllaznia jep dorëheqjen një profesionist si Armando Cungu, por nga ana tjetër më bëhet qejfi që drejtuesit e Vllaznisë ditën të zgjedhin po një tjetër profesionit si Ernest Gjoka. Suksese dhe ke bërë zgjedhjen e duhur, profesor”! Arbri ka punuar për njëfarë periudhe me trajnerin e ri të kuqebluve dhe duket se e njeh mirë për profesionalizmin e tij dhe për këtë arsye, është i mendimit se shkodranët kanë bërë zgjedhjen e duhur për pankinën por edhe vetë Gjoka ka bërë zgjedhjen e duhur për të marrë drejtimin e skuadrës së klubit më të vjetër në Shqipëri.
© shkodrasport.com