Shqipëria do të ndeshet në kualifikueset e “EURO 2024” me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë, në grupin E.
Ky short është komentuar dhe nga ish-legjenda e madhe e Polonisë, Gregorz Lato, i cili është shpallur dhe golashënuesi më i mirë i Botërorit të vitit 1994, thekson se Levandovski me shokë e kanë detyrim për të kaluar.
“Duke parë skuadrën tonë, grupi mund të fitohet. Sigurisht, kundërshtari ynë më i fortë do të jetë Çekia.
Nëse nuk kualifikohemi nga ky grup, atëherë duhet të bëjmë një revolucion. Na kanë rënë Ishujt Faroe, Moldavia dhe Shqipëria…”, ishin fjalët e Latos.