Paraqitjen e Vllaznise ndaj Teutes ne fitoren 2-0 mbremjen e se shtunes e kane vleresuar shume prej specialisteve te futbollit. Njeri prej tyre eshte edhe Astrit Hafizi i cili ne emisionin “Studio Sport” ka analizuar gjithçka ndodhi ne kete ndeshje, por nga ana tjeter, dha nje “porosi” edhe per trajnerin e saj Memelli.
“Kjo ishte hera e pare ne keto 5 jave qe pashe Vllaznine, edhe atehere kur ishte ne avantazh 1-0 apo dhe 2-0, e komandoi lojen dhe nuk e vuri ne rrezik fitoren, siç ka ndodhur me te ne disa prej ndeshjeve te meparshme si ndaj Erzenit ashtu edhe ndaj Laçit kur shenoi e para, por nuk e kishte situaten ne dore.
Kete here ndaj Teutes jo se shkelqeu dhe une jam i mendimit se kjo nuk ishte ndeshja me e mire e Vllaznise, por e kishte mese te nevojshem marrjen e trepikeshit. Ishte nje fitore me vlere per skuadren, por edhe per Memellin.
Ka nje pozicion qe duhet ta tejkaloje. Duke pase parasysh qe eshte ne nje qytet me tradita, duhet te mos heqe dore nga ajo qe ai mendon se i shkon per shtat kesaj skuadre. E vetmja gja qe nuk duhet te dale nga shinat, eshte moshumbja e lojes qe ka ba gjithmone Vllaznia, e lojes tekniko- taktike.
Sepse nese do te hysh t’i japesh nuance tjeter skuadres, sikur del nga loja dhe humbet shume gjera, te cilat nuk t’i pranon as publiku. Memelli e di se nuk po drejton nje skuader te nivelit te dyte, por nje skuader si Vllaznia qe ka tradite.
Karakteri i tij i tille eshte qe nuk dorezohet, sepse e njoh personalisht, keshtu qe besoj se kjo ndeshje duhet t’i sherbeje per vazhdimesine dhe jo pas nje ndeshje te mire te kete nje te keqe”- eshte shprehur Hafizi ne prononcimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/