Për dy netë me rradhë, në teatrin “Migjeni” është shfaqur spektakti “Turbo shoë” i humoristit të mirënjohur Sander Ruçi.
Por ajo që ka bërë përshtypje në interpretimet e tij ka qenë edhe Vllaznia. Disi e çuditshme në pamje të parë sepse në fund të fundit ka qenë një shfaqje humori megjithatë ka qenë vetë Mjeshtri i Madh Ruçi ai që ka shpjeguar edhe arsyen pse në mes fenomeneve të tjera që ka trajtuar në këtë shfaqje, njëra prej tyre ka qenë edhe Vllaznia.
“Shkodra kalanë, artin e Vllazninë ka. Me mujt me i ruajt, janë simbolet e këtij qyteti. Unë sa herë që vij nga Amerika, kalimin e parë e baj tek Kisha e Zojës dhe tek kalaja, më pas vijnë edhe të tjerat.
Çdo shkodran duhet të punojë dhe të luftojë për t’i ruajtur këto simbole sepse sportin e artin i ka si fe”.
Një shprehja e bukur që në fakt e thotë çdo pjestar i këtij qyteti dhe sigurisht që të gjithë e vuajnë situatën ku ndodhet aktualisht Vllaznia dhe shpresojnë që ajo ta kalojë sa më shpejt atë.
© shkodrasport.com