Tek Vllaznia ai ka luajtur me numrin 14. Pikërisht këtë numër ka kërkuar dhe po mban edhe tek skuadra e tij aktuale, ajo bullgare e Liteksit. Armando Vajushi duket I fiksuar pas këtij numri por ajo çfarë është interesante ka të bëjë me faktin se në momentin e largimit nga Vllaznia, ai u ka lënë një “porosi” drejtuesve të Vllaznisë. “Ju lutem, mos ia jepni kujt fanellën me numrin 14”-mësohet t’u ketë thënë ai. Po për çfarë mund të ketë menduar kështu? Ndoshta është thjesht nostalgji, ndoshta mendon të kthehet shpejt tek skuadra shkodrane dhe atë numër kërkon ta marrë prapë.

Në të vërtetë, numri 14 është zënë për momentin. Në ndeshjen e fundit ndaj Laçit për shembull atë e ka mbajtur futbollisti I ri Markolaj. Një sinjal indirekt ndoshta për Vajushin që ai të rrijë gjatë tek Liteksi. Kuptohet që kjo është dëshira e të gjithëve, pse jo të shkojë pastaj në një skuadër shumë më të fortë. Nëse vendos të kthehet tek Vllaznia, 14-tën e ka gjithmonë gati por kuptohet që vjen koha për rotacion. Ashtu siç Vajushi mori fanellën që mbante Salihi, sot është Markolaj që mban fanellën e tij. A do të ndjekë edhe ai rrugën e këtyre dy tjerëve? Të shohim.

www.shkodrasport.com