Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, dy portierët e Kombëtares shqiptare janë duke bërë një sezon të shkëlqyer me skuadrat e tyre në Serinë A.

Edhe pse Spali i Berishës ndodhet në zonën e ftohtë, portieri shqiptar po tregon një formë shumë të mirë. Ndërsa Strakosha është në të njëtën linjë me Lacion, që po tregon se këtë sezon, është gati të rivalizojë me ekipet e mëdha.

“Sky Sport”, ka nxjerrë disa statistika interesante për portierët e Serisë A, duke evidentuar numrin e pritjeve që kanë bërë gjatë gjithë vitit 2019 në Serinë A.

Strakosha zë vendin e tetë mes 20 portierëve të kampionatit italian, me 97 pritje në 32 ndeshje, me një përqindje prej 74.05% për gjuatjet që kanë ardhur në portë.

Ndërsa Berisha renditet në vendin e 10 me 88 pritje në 23 prezenca, me një përqindje prej 70.83% të gjuajtjeve që kanë shkuar drejt katërkëndëshit.

Statistika të mira këto për dy portierët, por edhe Kombëtaren shqiptare që duket e sigurt në këtë repart.