Vllaznia prej 3 javesh nuk peson gol dhe merite per kete padyshim qe ka edhe portieri Zogoviç. Pavaresisht ndonje luhatje ne ndeshjet e meparshme, malazezi i kuqebluve ne takimet e fundit ka treguar stabilitet ne loje.
Ai nuk ka pesuar gol ndaj Teutes ne Shkoder dhe me pas edhe ne dy ndeshjet ne transferte, ato ndaj Kukesit dhe Bylisit. Padiskutim qe edhe neser ndaj Kastriotit do te tentoje ta ruaje te paprekur porten e tij.
Zogoviç punon fort çdo dite ne stervitje bashke me dy koleget e tij, Kristi Qarri dhe Entoni Shkoza si dhe nen drejtimin e trajnerit Ideal Lekiqi.
Natyrisht qe te mos pesosh nuk eshte vetem merite e portierit, por kur skuadra “e ka shpinen e ngrohte” prapa, kuptohet qe edhe lojtaret e tjere ndjehen me te sigurte dhe per kete arsye, tashme te gjithe kane gjithnje e me shume besim tek Zogoviç./SHKODRA-SPORT.COM/