Ndeshja e dy diteve me pare ndaj Apolonise ka qene e veçante per ekipin e Vllaznise ne futboll per femra. Jo vetem per rendesine e saj per kampionat, por edhe per shume me teper.

Fitorja 1-0 ndaj Apolonise po e çon ekipin shkodran drejt titullit te 8-te kampion rradhazi. Por jo vetem kaq. Kjo ka qene ndeshja e 150-te e Vllaznise ne kampionatin shqiptar dhe ajo çka eshte me e rendesishmja, ende nuk e njeh shijen e humbjes.

Pikerisht ketij fakti i ka kushtuar rendesi edhe portali brazilian “Diario Ffeminino” i cili merret me informacionet dhe statistikat e futbollit te femrave ne te gjithe boten.

“Vllaznia, sot arriti shifren e pabesueshme të 150 ndeshjeve pa humbjeve. Ato janë 148 fitore, 2 barazime, me 1089 gola të shënuar dhe vetëm 33 te pësuar në kampionatin shqiptar. Në skenën kombëtare, që nga themelimi i tij, ekipi kurrë nuk ka humbur qoftë edhe një ndeshje”- shkruhet ne kete portal.