Pas më shumë se dy dekadave në futbollin profesionist portugez, Paulo Lopes ka varur dorezat në gozhdë.
Portieri portugez ka dhënë lamtumirën e tij nëpërmjet një mesazhi, duke garantuar se do të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit ti trajner portierës.
Ajo që e bën kaq të veçantë këtë portier është fakti se në gjithë këto vite, askush nuk ia ka dëgjuar ndonjëherë emrin.
Ai ka luajtur vetëm 11 ndeshje me Benfica-n në 13 sezonet e fundit – por ama duke fituar plot 12 trofe.
Një tjetër histori e çuditshme që mund ta prodhojë vetëm futbolli.