Teuta bën një goditje të rëndësishme në merkaton e verës, duke blinduar portën me afrimin e Angelos Tafas.
Sipas “Panorama Sport” ish-kapiteni i Kukësit ka arritur marrëveshjen me klubi durrsak dhe tashmë mund të quhet lojtar i Teutës. Tafas ka qenë ndër më të mirët te Kukësi në tre sezonet e fundit, duke bërë paraqitje bindëse në portë.
24-vjeçari është prodhim i akademisë së AEK-ut në Greqi, ndërsa në Superiore ka luajtur vetëm për Kukësin. Tashmë Teuta është stacioni i dytë në kampionatin shqiptar për portierin me origjinë nga Elbasani.