Nje fitore dramamtike ka qene ajo e sotmja e ekipit te Ades ne ndeshjen e luajtur ndaj Shenkollit ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes. Djemte e drejtuar nga trajneri- lojtar Admir Mehja kane fituar 3-2, fale nje goli te shenuar ne minuten e 95-te nga portieri Besnik Ndoj.
Ky i fundit ka dale ne fund ne minutat e fundit te ndeshjes, per t’i ardhur ne ndihme skuadres ngaqe ajo po mbyllej ne barazim 2-2 dhe dalja e tij ka rezultuar e suksesshme. Nje top ka mbetur ne zonen e Shenkollit dhe ai portieri Ndoj e ka goditur sakte me kembe duke e derguar ate ne rrjete dhe duke i dhene fitoren skuadres se Ades.
Ne kete menyre, brenda 3 ditesh ky portier eshte bere protagonist. Te merkuren penalizoi skuadren e tij me nje autogol te shenuar ne minutat e fundit te ndeshjes duke i dhene mundesine ekipit te Gramshit te barazonte. Por sot nderkohe, ai me golin e shenuar, i dha fitoren 3-2 Ades.
Shenkolli kishte arritur te shenonte dy here dhe ne te dy rastet Ada ka arritur te barazonte, fillimisht me ane te Mehjes dhe me pas me ane te Shkrelit. Duhet theksuar se Mehja ka humbur edhe nje 11-metersh ne pjesen e dyte, per te mberritur tek goli i portierit Ndoj ne minuten e 95-te. Ky i fundit perpos pritjeve ne kete menyre shfaqet edhe si golashenues.
Ky ishte rezultati i katert rradhazi pozitiv per kete ekip qe ne keto takime ka arritur te marre 10 pike dhe tashme ndodhet ne vendin e gjashte te renditjes. Nje merite e te gjithe ekipit qe ka pesuar rritje te ndjeshme ne loje.
Ne takimin e sotmem ne porte ka qene Besnik Ndoj, ne mbrojtje Bashaj, Guri, Çoku dhe Mani, ne mesfushe Mehja, Golaj dhe Laçeja, ne sulm Shkreli, Nika dhe Frroku. U aktivizuan Mario Kola, Malocaj dhe Gurini.