Prej më tepër se dy muajsh ka qenë i pamundur për të luajtur si shkak i një dëmtimi që ka patur në krah, por duket se ai tashmë po lihet gradualisht pas. E kemi fjalën për portierin e ekipit “Vllaznia B” Eldi Hasani. Prej disa kohësh ka nisur fazën e rikuperimit dhe duket se është gati për rikthimin.

Megjithatë 22 vjeçari ende nuk është bashkuar me ekipin në fushën e stërvitjes dhe aktualisht po vazhdon një stërvitje individuale në palestër. Me ndihmën edhe të një instruktori, ai ka sajuar disa mjete stërvitore dhe në palestër nuk mungojnë edhe plonzhonet e tij.

Hasani ka qenë një pikë e fortë e ekipit “Vllaznia B” dhe madje, në disa ndeshje u grumbullua edhe me ekipin e parë pas dëmtimit të Selimajt, por pikërisht gjatë stërvitjes me të, u dëmtua edhe ai. Megjithatë rikthimi duket shumë pranë. Videoja e mëposhtme e tregon më së miri këtë gjë.
© shkodrasport.com