Skema e kampionatit me “Final 4” po diskutohet shpesh si e papershtatshme per futbollin shqiptar, pavaresisht se per te dytin vit rradhazi eshte miratuar nga FSHF. Gjithsesi, numri i atyre qe jane kunder saj shtohet gjithnje e me shume dhe njeri prej tyre qe eshte shprehur publikisht eshte edhe portieri i njohur Stivi Frasheri qe aktualisht eshte pjese e Flamurtarit.
“Për mua realisht është e çuditshme. Si futbollist është e papranueshme sepse i bie që unë të luftoj gjithë vitin të kap vendin e parë të luftoj për ato pikë dhe pastaj të rikthehem prap duke luftuar me vendin e katërt dhe vendin e tretë, kaloj apo nuk kaloj.
Përtej asaj edhe kjo pjesa e avantazhimit që nëse je në vend të parë, ke të drejtë që të fitosh ndeshjen edhe me barazim, për çfarë bëhet?
Domethënë mund të shtojmë ndeshje më shumë për tifozët jam dakord.
Në idenë e futbollisit ti hyn në çdo ndeshje për të fituar, tani hyjnë pak më tepër llogaritë. Tani unë mjafton të ruaj relatat për të qenë në vend të katërt edhe çu pa me sportin pastaj”- eshte shprehur portieri Stivi Frasheri.