Nigeria ka vizituar ishullin e Seychelles ditën e shtunë për të zhvilluar një ndeshje kualifikuese të Kupës së Kombeve Afrikane 2019 në Kamerun dhe, megjithëse mori një fitore 3-0, gjëja që bëri bujë nuk kishte lidhje me lojën.

Ndeshja kishte një yll të papritur të rrjeteve sociale, pikërisht portierin e Seychelles i cili me pamjen e tij të jashtme ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Rrjeteve sociale nuk kishte si t’i humbiste ky detaj i portierit mbipeshë të ekipi ishullor.

Seychelles, që aktualisht është në vendin e fundit të kualifikueseve të Grupit E, do të luajë ndaj Afrikës së Jugut ditën e enjte më 13 shtator./telesport/