Portieri i Liverpulit, Kaoimhin Kelleher, i cili e bëri më të thjeshtë fitoren e skuadrës së tij me pritjen e penalltisë dhe ndërhyrjet e tjera vendimtare kur Reali zbriti në anët e tij, e quajti një rezultat të madh fitoren ndaj kampionëve të Europës në “Anfield”.
Irlandezi e ka bërë më të lehtë mungesën e Alison Bekerit me formën që ka treguar gjatë këtyre javëve, duke u kthyer në një pikë të fortë të kësaj skuadre. Ai i priti një penallti në fundjavë edhe Sauthemptonit.
Duke folur për “TNT Sports” për penalltinë që i priti Kilë Mbapesë, portieri tha: “Kishte besim në atë moment dhe fatmirësisht u hodha sërish në krahun e duhur. Është një rezultat i madh. Është një rezultat i rëndësishëm për ne. Ne donim që të dilnim sot dhe bënim një paraqitje të mirë dhe bravo djemve që e bënë këtë”.
Një fitore ndaj Realit është mënyra më e mirë për t’ju qasur një tjetër ndeshjeje të madhe të dielën, kundër Sitit, e cila do të ketë një peshë shumë të rëndë për të ardhmen e kampionatit: “Mendoj se besimi është i lartë në të gjithë skuadrën. Ne e dimë se ata kanë pasur disa rezultate të vështira, por çfarë ekipi që është Mançester Siti. Ne presim një provë vërtet të vështirë, por ekipi ka besim dhe ne do ta provojmë përsëri”.