Portieri i tretë i Liverpulit, Andi Lonergan ka folur se cili ishte lojtari më i rrezikshëm tek skuadra angleze. Në mënyrë suprizuese Lonergan ka zgjedhur Xherdan Shaqirin.
Portieri i tretë i Liverpulit thuri elozhe për futbollistin me origjinë shqiptare. “Kur mbërrita tek Liverpuli u befasova nga cilësitë e lojtarëve në skuadër.
Të gjithë i përkasin një niveli të jashtëzakonshëm. Por më duhet të them të vërtetën, atij të cilit i frikësohesha në stërvitje ishte Shaqiri. Gjithmonë shpresoja që të qëlloja në një skuadër me të në stërvitje.
Ai është një magjistar i vogël. Shaqiri mund të bëjë çfarë të dojë më këmbën e tij të majtë”, tha Lonergan.