Në ndeshjen e fundit me pritjen e 11-metërshit të gjuajtur nga Nuri, i ka dhënë barazimin Veleçikut ndaj Dinamos. Portieri i koplikasve Zamir Vjerdha nuk është rastësi që ka pritur këtë 11-metërsh. E ka bërë një gjë të tillë edhe në ndeshjen e këtij sezoni ndaj Erzenit. Por për 21 vjeçarin kjo është një dhunti.
Në dy vjet e pak që luan në kategorinë e dytë apo dhe të parën e futbollit shqiptar, ka pritur plot 12 penallti. Që nga sezoni i parë me të rriturit kur bën paraqitje shumë të mira me Vllazninë B dhe në ndeshjen play-out ndaj Sopotit madje është protagonisti kryesor sepse me pritjen e tre 11-metërshave, ngjiti ekipin shkodran në kategorinë e parë.
Bëri të njëjtën gjë edhe sezonin e kaluar sërish me Vllazninë B ku priti disa 11-metërsha të tjerë dhe po ashtu edhe me Orikun në play-out përsëri priti tre të tillë dhe së fundi, ka pritur edhe dy me Veleçikun. Në dy sezone e pak, ka ndalur në total dymbëdhjetë herë futbollistët kundërshtarë nga distanca e 11-metrave.
Një aftësi kjo më vete e Vjerdhës. I pyetur në lidhje me këtë gjë, ai për “Shkodra Sport” zbulon edhe njeriun që ia ka mësuar të gjitha këto. “Jam stërvitur për vite me rradhë me të madhin Paulin Ndoja dhe ai më ka mësuar shumë gjëra.
Një ndër to dhe si të pozicionohem dhe si të mundohem të presë penalltitë. Deri më tani ia kam dalë me sukses dhe pse jo, do të vazhdoj të presë sërish të tjera”.
© shkodrasport.com