Futbolli nuk mund t’i shpëtonte koronavirusit, teksa edhe lojtarë të shumtë kanë rënë pre e infeksionit. Për fat të mirë ato kanë shfaqur simptoma të paktë dhe nuk kanë pasur nevojë për mjekim të specializuar, duke qenë se edhe imuniteti i futbollistëve është i lartë.
Kështu, është edhe rasti i portierit të kombëtares shqiptare U21, Andrea Hoxha. Gardiani që aktivizohet me Vilengen në ligën e pestë gjermane, nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se të dielën kishte kryer testin dhe rezulton të jetë i prekur nga COVID-19.
Portieri nuk ka simptoma të rënda, ndërsa thekson se është duke respektuar masat për të ndihmuar në mospërhapjen e infeskionit famëkeq.
Ne kete menyre numri i futbollisteve qe infektohen me kete virus po shtohet çdo dite e me teper por per fat te mire ata po e kalojne me sukses ate.