Te Vllaznia eshte momenti i portiereve. Pas paraqitjeve te mira te Kristi Qarrit, se fundi i erdhi rradha Aron Jukajt per te treguar vlerat e tij dhe kete po e ben ne menyren me te mire te mundshme. Te dy ata jane portiere qe jane formuar tek Akademia Vllaznia dhe drejtuesit e saj duket se i kane kushtuar nje rendesi te madhe pergatitjes se portiereve edhe per te ardhmen.
Keshtu po ndodh me nje tjeter. Behet fjale per Besardo Ndojn. Ai jo vetem po ben mire me ekipin U14 te Akademise Vllaznia, por tashme eshte edhe pjese e ekipeve kombetare, si atij rajonal, por edhe perfaqesues.
Grumbullimit ne kombetare te ketij portieri i ka kushtuar rendesi edhe vete Akademia Vllaznia e cila ka bere edhe nje postim ne faqen e saj zyrtare duke shkruar:
“Portieri i ekipit U14 Besard Ndoj, ishte pjesë e programit të trajnimit Elite Youth Development Academy i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”. Ky program synon përgatitjen e talenteve të reja në aspektin sportiv, që mund të bëhen pjesë e ekipeve kombëtare”.